Noterët dhe përmbaruesit në Maqedoni e mbështetin nismën e punëdhënësve për ndryshimet në Ligjin për noterim dhe për përmbarim me të cilat, kompanitë obligohen që të angazhojnë avokat në procedurat juridike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin e sotëm të përbashkët, edhe një herë u theksua se me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve janë rrizur harxhimet për shërbime, janë ndërlikuar procedurat, juristëve u bëhen padrejtësi nëpër kompani dhe nënvlerësohen.
Oda e noterëve kërkon që të dënohen rastet që lidhen me akuzat e Odës së avokatëve, për gjoja oferta të qëllimshme të noterëve për shërbime avokature.
Edhe përmbaruesit thonë se ligjet për noterim dhe përmbarim janë të mirë, por dispozitat rreth punëdhënësve thonë se mbase duhet që të shqyrtohen./Telegrafi/