Përdoruesit e Windows 11 tani kanë veçori të Word brenda Notepad.
Microsoft më në fund po mundëson veçoritë e “kontrollit të drejtshkrimit” dhe “autokorrigjimit” për aplikacionin Notepad në Windows 11, transmeton Telegrafi.
Funksionet e përmendura mbërrijnë pas 40 vjetësh, që nga momenti kur në Windows u prezantua editori i thjeshtë i tekstit në 1983.
Microsoft filloi testimin e veçorive në mars, dhe tani i ka vënë në heshtje të disponueshme për të gjithë përdoruesit e Windows 11.
Kontrolli drejtshkrimor i Notepad është pothuajse identik me mënyrën se si Word ose Edge shënojnë fjalët e shkruara gabim, me një vijë të kuqe të nënvizuar për të treguar qartë gabimin.
Përdoruesi mund të aktivizojë ose çaktivizojë kontrollin drejtshkrimor në Notepad për Windows 11 nën menunë e cilësimeve.
Kur bëhet fjalë për opsionin e korrigjimit automatik, gabimet e shkrimit korrigjohen automatikisht kur aktivizohet kontrollimi i drejtshkrimit. Ky opsion gjithashtu mund të çaktivizohet në cilësimet.
Notepad për Windows 11 ka kohë që ka marrë përmirësime dhe veçori të reja, duke përfshirë numëruesin e karaktereve, modalitetin e errët, skedat, integrimin e Copilot dhe më shumë. /Telegrafi/