Edon Zhegrova ishte fantastik në fitoren e Lille ndaj Lorient (3-1), në ndeshjen e javës së 29-të në Ligue 1.
Anësori i Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të kur rezultati ishte i barabartë (1-1) dhe vendosi gjithçka.
Fillimisht, ia dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 89-të dhe pastaj e vulosi fitoren me golin e dytë personal në minutat shtesë (90’+1).
Kjo ka bërë që me kaq pak minuta lojë, ai të përfshihet në formacionin më të mirë të javës së 29-të në kampionatin francez.
Vlerësimi i tij në SofaScore kap notën 9.0 dhe ndodhet para Lionel Messit dhe shumë të tjerëve. Vetëm një futbollist (Alexis Flips i Reims) ka notë lehtë më të lartë se Zhegrova. /Telegrafi/