Telegrafi

Note 5 në Evropë gjatë janarit?

Edhepse kompania nuk e ka zyrtarizuar lajmin, fableti i fuqishëm i Samsung pritet që fillimisht të dal në shitje në Rumani.

GSMArena që e ka cituar GadgetTalk, ka deklaruar se klientët e interesuar mund të zgjedhin të kenë Note 5 përmes burimeve zyrtare, pa pasur nevojë për importim nga kontinenti aziatik.

Ky hap parashihet të i atribuohet festës së ardhshme kombëtare në Korenë Jugore, ku Samsung mund të shfrytëzoj rastin për rritjen e shitjeve të paisjeve të saja.

Nga burimet e njejta të thashethemeve, thuhet edhe se koha e lansimit të Galaxy Note 5 mund të jetë edhe dhjetori i këtij viti. (Telegrafi)