Telegrafi

Notat e lojtarëve: Zvicra 6-0 Islanda, paraqitje për t’u vlerësuar e futbollistëve shqiptarë

Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)

Zvicra e ka dominuar ndeshjen kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve, ku i shënoi gjashtë gola.

Skuadra Helvetike është vlerësuar me notë mesatare 7.71, derisa mysafirët kanë marrë notën 5.79.

Ishte një ndeshje me një paraqitje fantastike të Xherdan Shaqirit (8.7), i cili ishte i përfshirë thuajse në shumicën e golave.

Lexo po ashtu Shaqiri arkitekt i fitores së Zvicrës ndaj Islandës, Ajeti shënon golin debutues - realizon edhe Mehmedi

Granit Xhaka (7.4) e kontrolloi lojën në mesfushë duke i ndihmuar skuadrës që të organizohet.

I inkuadruar nga banka rezervë, Albian Ajeti (7.2) shënoi gol, ndërsa përkundër minutazhit të shkurtër, edhe Admir Mehmedi (6.9) realizoi një gol.

Duke qenë golashënues dhe asistues, Denis Zakaria (9.4) dhe Haris Seferovic (8.9) janë vlerësuar me nota të larta.

Vlerësimi i lojtarëve të të dyja përfaqësueseve:

Notat e lojtarëve të Zvicrës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Islandës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/