Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Zvicër 2-0 Itali: Barella dështim, Xhaka stabil

Zvicra ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Italisë duke i eliminuar “Azurrët” kështu nga Euro 2024 dhe duke u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Dy golat për zviceranët i shënuan Remo Freuler në pjesën e parë dhe Ruben Vargas në pjesën e dytë për të marrë kualifikimin e merituar.

Italia nuk arriti të krijojë pothuajse asgjë në këtë takim, përveç një rasti me Gianluca Sccamacan i cili goditi shtyllën në pjesën e dytë.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Ruben Vargas i cili mori notën 8.5 pas golit të shënuar dhe asistimit tek goli i parë.

Në përgjithësi Zvicra u vlerësua si ekipi më i mirë në fushë me notën 7.21 ndërsa Italia për paraqitjen e saj të zbehtë nuk mori më shumë se një 6.79.

Lexo po ashtu “Ciao” Italia, Zvicra eliminon kampionin në fuqi të Evropës

Me paraqitje shumë të mirë u vlerësua edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka i cili mori notën 7.6 pasi arriti të bllokojë në tërësi kundërsulmet e Italisë dhe diktoi tempon e lojës.

Tek Italia lojtari më i vlerësuar ishte Federico Chiesa me notën 7.6, ndërsa me paraqitje të mira ishin edhe Nicolo Fagioli (7.2) dhe Bryan Cristante (7.0).

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:

 

Exit mobile version