Bayern Munichu është rikthyer te fitorja ndaj Wolfsburgut në Volkswagen Arena dhe është kthyer në krye të kampionatit gjerman.
Bavarezët bënë paraqitje më të mirë se ekipi nikoqir dhe si skuadra fituese kanë marrë notë mesatare më të lartë.
Golashënuesi i dyfishtë Kingsley Coman ka marrë vlerësimin më të lartë te mysafirët dhe në përgjithësi në ndeshje.
Portieri Koen Casteels ka marrë notën më të ulët në këtë ndeshjes, derisa Joshua Kimmich ka marrë vlerësim të ulët për shkak të kartonit të kuq.
SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Wolfsburg 2-4 Bayern Munich. /Telegrafi/