Manchester Unitedi është mposhtur nga West Ham Unitdi në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier me rezultat 2-0.
Golat në këtë takim u shënuan nga Andriy Yarmolenko në minutën e 44-të dhe Aaron Cresswell (84’), për t’i fituar kështu tri pikë të rëndësishme.
‘Çekanët’ ishin skuadër më e mirë, derisa morën notën e përgjithshme 7.02, ndërsa Djajtë e Kuq u vlerësuan me 6.27.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mbrojtësi i West Hamit, Cresswell, që shënoi gol dhe mori notën 8.0.
Në anën tjetër, lojtari që nuk pati performancë të mirë në këtë takim ishte mesfushori i United, Juan Mata, që kishte vlerësimin 5.8.
Vlerësimet e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/