Telegrafi

Notat e lojtarëve: Watford 0-5 Liverpool, Firmino vlerësohet maksimalisht

Liverpooli fitoi 5-0 ndaj Watfordit në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Golat për The Reds i realizuan Roberto Firmino me het-trik, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Liverpooli ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.49, me Watfordin që u vlerësua 6.41.

Lexo po ashtu Liverpooli 'shkatërron' Watfordin - Claudio Ranieri shijon një debutim të hidhur

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim sulmuesi brazilian që asistoi një herë dhe shënoi tre herë, duke marrë notën maksimale,10.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Kiko Femenia që u vlerësua me 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: