Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Villarreal 2-2 Real Madrid, Santi Cazorla më i miri

Santi Cazorla (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Reali nuk arriti më shumë se një barazim kundër Villarrealit në ndeshjen e zhvilluar në El Madrigal.

Vendasit janë vlerësuar me notë lehtësisht më të lartë mesatare (6.83), në krahasim me mysafirët (6.68).

Lexo po ashtu Reali nuk e ruan epërsinë, merr vetëm një pikë ndaj Villarrealit

Njeriu vendimtar për pikën e siguruar nga Nëndetësja e Verdhë, Santi Cazorla (8.6), është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje.

Dy gola nga Santi Cazorla (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mesfushori Javi Fuego (5.9) e ka marrë notën më të ulët te vendasit, por edhe në përgjithësi në ndeshje.

Qendërmbrojtësi Raphael Varane (7.7) ishte më  i miri te Los Blancos, pasi pos fazës ofensive arriti edhe të shënonte gol.

Notën më të ulët te Reali e ka marrë mesfushori Luka Modric (6.1), ndërsa më mirë nuk kanë kaluar as portieri Thibaut Courtois (6.3) e qendërmbrojtësi Sergio Ramos (6.3).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Villarrealit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version