Telegrafi

Notat e lojtarëve: Villarreal 0-2 Manchester United, Djajtë e Kuq me notë të lartë mesatare

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi e ka kryer detyrën ndaj Villarrealit duke siguruar kualifikimin në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq realizuan dy herë për të arkëtuar tri pikë, ashtu që kanë marrë notë më të lartë mesatare në krahasim me Nëndetësen e Verdhë.

Portieri David de Gea dhe faza mbrojtëse e mysafirëve kanë bërë paraqitje të mirë, ashtu që janë vlerësuar me notat të mira.

Lexo po ashtu Unitedi triumfon ndaj Villarrealit dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Njëherësh edhe golashënuesit Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho ishin ndër më të mirët në fushë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Villarreal 0-2 Manchester United. /Telegrafi/