Real Madridi e ka filluar vitin 2023 me humbje në La Liga, Los Blancos u befasuan nga Villarrali me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas.
Nëndetësja e Verdhë bëri një ndeshje të mirë, duke ia imponuar ekipit të Carlo Ancelotit lojën e saj.
Ndeshja filloi me rastin e vendasve në minutën e pestë nga Francis Coquelin, ndërsa pas dhjetë minutash ishte Karim Benzema ai qe rrezikoi portën për mysafirët. Vinicius Junior provoi në minutën e 40-të, por Pepe Reina nuk lejoi t’i tundet rrjeta dhe pjesa e parë përfundoi pa gola.
Pjesa e dytë filloi me golin e Yeremy Pino (47’), por nuk kaloi shumë dhe Benzema barazoi nga pika e bardhë në minutë e 60-të.
Por, vendasit kthyen epërsinë me Gerard Morenon në minutën e 63-të. Reali me disa zëvendësime tentoi të kthejë rezultatin, por nuk arriti.
Villareali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën 6.94, me Real Madridin që u vlerësua me 6.75.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Moreno, që u notua me 8.1, ndërsa më të dobëtit dolën të ishin Ferlaand Mendy dhe Alejandro Baena, që u vlerësuan me 6.3. /Telegrafi/