Telegrafi

Notat e lojtarëve, Verona 1-3 Inter: Correa, debutim ëndrrash

Interit ka arritur të mposhtë Hellas Veronan si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Vendasit shënuan të parë me Ivan Ilic, por mysafirët u kthyen në lojë në pjesën e dytë.

Lautaro Martinez barazoi rezultatin, ndërsa Joaquin Correas shënoi dy herë në debutim për t’ia dhënë vulën takimit.

Argjentinasi Correa ishte lojtari i ndeshjes me notën 8.5.

Mateo Darmian (7.5) dhe Hakan Calhaoglu (7.4), ishin dy lojtarët e tjerë të Interit që kishin paraqitje të mirë.

Samir Handanovic ishte më i dobëti në fushë me notën 5.6.

Notat e lojtarëve të Veronës dhe Interit

/Telegrafi/