Telegrafi

Notat e lojtarëve: Valladolid 3-1 Barca, vlerësohen golashënuesit

(Foto: Getty Images)

Real Valladolidi është duke shpresuar të mbijetojë në La Liga pas fitores bindëse kundër Barcelonës në ndeshjen e xhiros së 36-të.

Falë fitores, skuadra vendase ka marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me ekipin kundërshtar që pati përpjekjet e veta.

Dy golashënuesit Cyle Larin e Gonzalo Plata, si edhe portieri Jordi Masip, i kanë marrë vlerësimet më të larta në këtë takim.

Mbrojtësi i krahut të majtë te katalunasit, Alejandro Balde, e ka marrë vlerësimin më të ulët në këtë sfidë.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Real Valladolid 3-1 Barcelona. /Telegrafi/