Telegrafi

Notat e lojtarëve, Valencia 3-4 Atalanta: Josip Ilicic me notë maksimale

Josip Ilicic. (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Atalanta ka shënuar fitore edhe si mysafir i Valencias me rezultat 4-3, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, duke siguruar çerekfinalen.

Josip Ilicic shënoi katër gola në këtë ndeshje, duke u konfirmuar si lojtari i momentit te Atalanta.

Për këtë paraqitje ai u vlerësua me notën maksimale (10).

Josip Ilicic . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Pas tij te Atalanta me vlerësime vijnë, Freuler (7.7) dhe Gosens (7.4), ndërsa Berat Gjimshiti mori notën 6.3.

Te Valencia notën më të lartë e kishte Ferran Torres me 8.3, ndërsa lojtari më i dobët doli të jetë Diakhaby me 4.9.

Notat e lojtarëve të Valencias

Notat e lojtarëve të Atalanta