Telegrafi

Notat e lojtarëve: Valencia 2-1 Real Madrid, zhgënjen mbrojtja e Los Blancos

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Paraqitja e Los Che ishte më e mirë, prandaj edhe nota e tyre mesatare është më e lartë (6.87) në krahasim me atë të Los Blancos (6.56).

Daniel Parejo (8.3) është shpallur lojtari më i mirë në takim, i ndjekur nga golashënuesit Goncalo Guedes (7.4) dhe Ezequiel Garay (7.3).

Lexo po ashtu Valencia mposht Realin dhe shpreson për një vend në Ligën e Kampionëve

Luka Modric (7.7) dhe Karim Benzema (7.6) janë vlerësuar me nota më të mira te skuadra mysafire.

Ndërkaq, me paraqitjen e tyre kanë zhgënjyer mbrojtësit Sergio Ramos (6.3), Marcelo (6.3) dhe Alvaro Odriozola (6.3).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Valencias (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/