Barcelona ka fituar 4-1 ndaj Valencias në kuadër të javës së 25-të në La Liga.
Golat për Blaugranasit i shënuan Pierre-Emerick Aubameyang me dy, Pedri dhe Frenkie de Jong, ndërsa për vendasit shënoi Carlos Soler.
Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.91, me Valencian që u vlerësua me 6.54.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Aubameyang, që u notua me 8.0.
Në anën tjetër, dështimet e kësaj përballje dolën të ishin Giorgi Mamardashvili dhe Dimitri Foulquier, që u vlerësuan me 5.9
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/