Telegrafi

Notat e lojtarëve: Valencia 1-2 Real, Benzema dhe Vinicius pa konkurrencë

(Foto: Twitter/B/R/Football)

I jashtëzakonshëm ka qenë rikthimi i Real Madridit në udhëtimin te Valencia, ku triumfoi me dy gola të shënuar në minutat e fundit.

Paraqitja e Los Blancos është vlerësuar me notë mesatare më të lartë se skuadra vendase që e pati epërsinë deri në çastet e fundit të takimit.

Dyshja Karim Benzema (8.4) dhe Viniciues Junior (8.3), të cilët bënë përmbysjen sensacionale, janë lojtarët me notat më të larta.

Lexo po ashtu Përmbysje në minutat e fundit, Reali mposht Valencian në Mestalla

Është vlerësuar edhe portieri vendas, Giorgi Mamardashvili (7.0), që pengoi humbjen e ekipit të tij me rezultat më të thellë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Valencia 1-2 Real Madrid. /Telegrafi/