Telegrafi

Notat e lojtarëve: Ukrainë 3-0 Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje prej 3-0 ndaj Ukrainës në duelin e zhvilluar në Krakovë të Polonisë.

Rezultati i kësaj ndeshje pa dyshim se nuk ishte real, kur dihet paraqitja më e mirë e Kosovës në këtë duel në krahasim me atë të Kroacisë.

Balancat në mesfushë ishin rikthyer me inkuadrimin e Mehës dhe Herolind Shalës, kurse mbrojtja me Rrahmanin dhe Pnishin tregoi stabilitet më të madh.

Golat erdhën si pasojë e episodeve dhe humbjes së ekuilibrave në krah, në momentet kur skuadra jonë po sulmonte më së shumti.

Sidoqoftë, edhe në këtë takim la për të dëshiruar performanca e Paçaradës, i cili nuk shfaqi performancë të mirë, ashtu sikurse edhe Samir Ujkani, i cili ka mundur të bëjë më mirë.

Vedat Muriqi shfaqi agilitet dhe pozicionim të mirë në zonën e Ukrainës, por nuk arriti që të bënte diferencën dhe të gjendej në pozitë të mirë sa herë Rashica kishte topin, duke e detyruar këtë të fundit t’i zgjidhte vet situatat.

Inkuadrimi i Bernard Berishës dhe Zenelit i dhanë energji të madhe sulmit të Kosovës, por mos koncentrimi i mbrojtjes, bëri që momenti i mirë në fazën e sulmit drejt një barazimi të binte poshtë.

Kosova edhe në këtë takim tregoi potencial, por duhet që të përmirësohen shumë aspekte të lojës në ndeshjet e radhës, në mënyrë që ashtu si përkushtimi në mbrojtje, ashtu edhe koncentrimi në sulm të përmirësohet.

Ukraina

Andriy Pyatov – 6.0
Bohdan Butko – 6.5
Eduard Sobol – 6.0
Olexandr Kucher – 6.0
Taras Stepanenko – 6.5
Anriy Yarmolenko – 7.0
Viktor Kovalenko – 6.5
Yevhen Konoplyanka – 7.5
Artem Kravets – 7.5
Ivan Ordets – 6.0
Olexandr Zinchenko – 6.5

 

Kosova

Samir Ujkani – 5.0
Fanol Përdedaj – 5.5
Alban Pnishi – 6.5
Amir Rrahmani – 6.0
Leart Paqarada – 4.5
Hekuran Kryeziu – 6.0
Alban Meha – 6.5
Valon Berisha – 5.5
Herolind Shala – 6.5
Milot Rashica – 6.0
Vedat Murriqi – 6.0.

Zëvëndësuesit:
Bernard Berisha – 7.0
Arbër Zeneli – 6.5
Valmir Sylejmani – (kohë e pamjaftueshme për vlerësim)

(Vlerësimi i lojtarëve është bërë nga redaktorët e Sportit në portalin Telegrafi! Ato nuk janë vlerësime zyrtare)