Juventusi ka marrë vetëm një pikë në startin e edicionit të ri në Serie A, pasi barazoi 2-2 në udhëtim te Udinese.
Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado, derisa për vendasit realizuan Ricardo Perreira dhe Gerard Deulofeu.
Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.80, me Udinesen që u vlerësua 6.71.
Paulo Dybala ishte më i miri i këtij takimi, duke marrë notën 8.7, falë golit dhe asistimit të bërë.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Wojciech Szczęsny, që u vlerësua me notën 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: