Telegrafi

Notat e lojtarëve: Udinese 2-1 Juventus, zhgënjejnë Ramsey e Bentancur

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Udinese e ka shtyrë festën e Juventusit për titullin e Serie A duke e mposhtur në Stadio Friuli.

Loja më e mirë e vendasve ka bërë që edhe nota mesatare e tyre (6.93) të jetë më e lartë sesa ajo e mysafirëve (6.54).

Vlerësimet më të larta në këtë takim kanë shkuar për dy golashënuesit e Udines, Seko Fofana (8.2) dhe Ilija Nestorovski (7.7).

Lexo po ashtu Udinese shtyn festën e Juventusit për titull

Notat më të ulëta kanë shkuar për mesfushorët e Bianconerëve, Aaron Ramsey (5.9) dhe Rodrigo Bentancur (6.1). Edhe nota e Cristiano Ronaldos është e ulët (6.6).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Udineses (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/