Italia ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të EURO 2020, duke e mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3-0.
Italianët ishin më të mirë nga fillimi në fund, duke dhuruar spektakël me plot kuptimin e fjalës, me aksione dhe gola të bukur.
Goli i parë u shënua nga Merih Demiral që gaboi portën, ndërsa dy të tjerët nga Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.
Sulmuesi Immobile u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.7, pasi përveç goli bëri edhe një asistim.
Te Italia lartë u vlerësuan edhe Domenico Berardi, Jorginho dhe Insigne.
Zeki Celik me notën 6.2 ishte lojtari më i dobët në fushë.
Notat e lojtarëve të Turqisë dhe Italisë
/Telegrafi/