Roma ka barazuar në shtëpinë e saj 3-3 përballë Austria Vjenës.
‘Giallorosët’ e kishin fitoren në duar, mirëpo në minutat e fundit pësuan dy gola pas gabimeve në mbrojtje.
Ikona e klubit verdh e kuq, Francesco Totti ishte në formë të mrekullueshme duke bërë dy asistime, ndërsa me formë të mirë u dalluar edhe Stephan El Shaarawy që shënoi dy gola të bukur.
Tek mysafirët, më I miri në fushë ishte sulmuesi Kayode që shënoi një gol dhe bëri një asistim. /Telegrafi/