Chelsea është kthyer nga humbja ndaj Tottenhamit, duke marr tri pikë të mëdha pas fitores me rezultat 4-3, në derbin e Londrës në kuadër të javës së 15-të të Ligës Premier.
Dominik Solanke, Dejan Kulusevski dhe Heung Min Son shënuan për Tottenhamin, ndërsa Jadon Sancho, Enzo Fernandez dhe Cole Palmer me dy gola shënuan për rikthimin e Chelseat.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Palmer, që nga SofaScore u vlerësuan me notën 9.8.
Again.#CFC | #TOTCHE pic.twitter.com/513LRrGLve
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 8, 2024
Sancho me 7.9 dhe Fernandez me 7.8 kishin paraqitje shumë të mira te Blutë.
Në anën tjetër te Tottenham lojtar më i vlerësuar ishte Johnson me notën 7.5.
Pape Matar Sarr kishte paraqitjen më të dobët me notën 5.6, duke lënë pas Robert Sanchez me 5.7 dhe Marc Cucrella me 5.9.
Notat e lojtarëve të Tottenham dhe Chelsea
/Telegrafi/