Telegrafi

Notat e lojtarëve, Tottenham 2-7 Bayern Munich: Gnabry dhe Lewandowski me notën maksimale

Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Tottenham me rezultat 7-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kjo mbrëmje shkoi nën regjinë e Serge Gnabryt që shënoi plot katër gola ndaj anglezëve.

I riu mori notën më të lartë 10, por nuk ishte i vetmi në skuadrën e tij. Kjo pasi vlerësim të njëjtë mori edhe Robert Lewandowski.

Robert Lewandowski . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Vlerësime të mëdha morën edhe Joshua Kimmich (8.3) dhe Philippe Coutinho (8.0).

Te Tottenham vlerësim pozitiv mori vetëm Heung Min Son me 7.7.

Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë portieri i Tottenham, Hugo Loris me 4.5. /Telegrafi/

Notat e Tottenham

Notat e Bayern Munich