Bayern Munich ka fituar si mysafirë i Tottenham me rezultat 7-2 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kjo mbrëmje shkoi nën regjinë e Serge Gnabryt që shënoi plot katër gola ndaj anglezëve.
I riu mori notën më të lartë 10, por nuk ishte i vetmi në skuadrën e tij. Kjo pasi vlerësim të njëjtë mori edhe Robert Lewandowski.
Vlerësime të mëdha morën edhe Joshua Kimmich (8.3) dhe Philippe Coutinho (8.0).
Te Tottenham vlerësim pozitiv mori vetëm Heung Min Son me 7.7.
Lojtari më i dobët i ndeshjes doli të jetë portieri i Tottenham, Hugo Loris me 4.5. /Telegrafi/
Notat e Tottenham
Notat e Bayern Munich