Chelsea ka shënuar fitore 4-1 në udhëtim te Tottenhami në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Golat për Blutë i shënuan Nicolas Jackson me het-trik dhe Cole Palme nga penalltia, ndërsa për Spurs realizoi Dejan Kulusevski.
Chelsea ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë, pasi vendasit kishin dy kartonë të kuq, duke marrë notën e përgjithshme 7.28, gjersa Tottenhami u vlerësua me 6.48.
Jackson ishte lojtari i ndeshjes falë tri golave të shënuara, e që mori notën 9.2 nga SofaScore.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Cristian Romero që u ndëshkua me karton të kuq në pjesë të parë dhe u vlerësua me 5.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/