Tottenhami ka arritur të shënojë fitore përballë Chelseat me rezultat 1-0 në kuadër të Carabao Cup.
Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm i shënuar nga Harry Kane nga pika e bardhë.
Trajneri Maurizo Pochettino kishte zgjedhur lojtarët më në formë për këtë përballje, duke pushuar vetë tre shkaku i lëndimeve.
Lojtari më i dalluar i Tottenham doli të jetë Harry Kane me notën 7.5.
Pas tij me vlerësim të mirë vijnë Trippier dhe Rose me 7.4.
Te Chelsea u dalluan ylli belg Eden Hazard që u notua me 8.3 dhe ishte lojtari i ndeshjes.
Lojtari më i dobët i ndeshjes doli portieri Kepa me 6.1. /Telegrafi/