Ajaxi ka arritur të shënojë fitore si mysafirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Tottenhamit me rezultat 1-0.
Të dy skuadrat kishin raste, por Ajaxi e mbylli pjesën e parë në epërsi.
Lojtari i ndeshjes doli të jetë Donny van de Beek me notën 8.5.
Ai shënoi dhe ishte rrezik konstant për portën e Hugo Loris.
Hakim Ziyech, Danny Blint dhe Frenike de Jong u notuan me 8.0.
Te Tottenham të vetmit që bën paraqitje pozitive ishin Llorente me 7.3 dhe Toby Alderweireld me 7.0. /Telegrafi/