Telegrafi

Notat e lojtarëve të Liverpoolit: Fabinho lojtar i ndeshjes, vlerësim i lartë për Shaqirin

Skuadra e plotë e Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ishte bindës në triumfin ndaj Crvena Zvezdas në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja e Redsave ishte shumë më e mirë në (7.39) në krahasim me ekipin kundërshtar (6.07).

Lojtari i ndeshjes në këtë takim është shpallur futbollisti brazilian, Fabinho (8.7).

Lexo po ashtu Triumf i thellë i Liverpoolit ndaj Zvezdas, Shaqiri asistues në golin e dytë

Pas tij ndodhet Roberto Firmino (8.4), derisa golashënuesi i dyfishtë, Mohamed Salah, është vlerësuar me notën 7.9.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili ishte asistues në golin e dytë, ka marrë notën 7.5.

Ndërsa edhe pjesa tjetër e skuadrës angleze është vlerësuar për paraqitjen e tyre.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të Liverpoolit:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WoScored)

/Telegrafi/