Telegrafi

Notat e lojtarëve, Suedi 1-0 Sllovaki: Forsberg më i miri në fushë

Suedia ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk solli spektakël, ndërsa në të dytë skuadrat u hapë ku nuk munguan as rastet.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Emil Forsberg nga pika e bardhë.

Pikërisht Forsberg ishte më i miri në fushë me notën 7.8. Me notë të njëjtë është vlerësuar edhe Mikael Lustig.

Më i dobëti në fushë nga të dyja skuadrat ishte Kristoffer Olsson që u vlerësua me notën 6.2.

Notat e lojtarëve të Suedisë dhe Sllovakisë

/Telegrafi/