Telegrafi

Notat e lojtarëve: Spezia 1-1 Inter, Lautaro më i miri

(Foto: Twitter/Inter)

Spezia dhe Interi i kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Serie A.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, Nerazzurrët kishin paraqitje më të mirë se skuadra vendase.

Lautaro Martinez ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, derisa Samir Handanovic ka marrë notën më të ulët.

Lexo po ashtu Interi barazon edhe ndaj Spezias

Qendërmbrojtësi shqiptar i Spezias, Ardian Ismajli, nuk është vlerësuar me notë aq të mirë në ekipin e tij.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave. /Telegrafi/