Spanja ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre hapëse të Kampionatit Evropian 2024 ndaj Kroacisë, e vlefshme për grupin B.
Të besuarit e Luis De La Fuentes arritën që ta përmbyllin epilogun e fituesit që në pjesën e parë duke shënuar të gjithë golat.
Alvaro Morata, Fabian Ruiz dhe Dani Carvajal ishin lojtarët që shënua nga një gol për t’i dhënë fitoren e parë Spanjës në ndeshjen e tyre hapëse në Kampionatin Evropian 2024.
Sipas statistikave nga Sofascore, Spanja ishte më e mirë pothuajse në çdo aspekt të lojës përveç posedimit të topit i cili i takoi Kroacisë dhe numrit të goditjeve në total.
Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Fabian Ruiz që u vlerësua me notën 9.0, ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Unai Simon (8.7) dhe Dani Carvajal (7.7)
Tek kroatët dy lojtarët më të vlerësuar ishin Mateo Kovacic (7.3) dhe Lovro Majer (7.0) ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Josko Gvardiol i cili u notua me 6.2.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja kombëtareve: