Kombëtarja e Spanjës ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë pas 30 minutave vazhdime duke i siguruar “Furisë së Kuqe” kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.
Golat për Spanjën i shënuan Dani Olmo dhe Mikel Merino, ndërsa golin e vetëm për Gjermaninë në këtë sfidë e realizoi Florian Wirtz.
Për paraqitjen e tyre luftarake për 120 minuta lojë, Spanja mori notën 7.20 ndërsa Gjermania u vlerësua me notën 6.89.
Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Dani Olmo i cili u vlerësua me notën 8.9 pas golit dhe asistimit që bëri në këtë sfidë.
Me paraqitje të mira tek Spanja u vlerësuan edhe Unai Simon (8.4) dhe Fabian Ruiz (7.6).
Tek Gjermania lojtari më i vlerësuar ishte Joshua Kimmich me notën 8.3, ndërsa ndeshje të mirë patën edhe Manuel Neuer (7.1), Toni Kroos (7.0) dhe Jamal Musiala (7.0).
Dështimi i ndeshjes në këtë takim doli të jetë Kai Havertz i cili mori notën 6.3 pasi shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:
/Telegrafi/