Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024 pasi mposhti me rezultat 2-1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale.
Për Francën golin e vetëm në këtë takim e realizoi Randal Kolo Muani në minutën e nëntë të takimit pas asistimit të Mbappes.
Tek Spanja shënuan Lamine Yamal ndërsa goli i dytë ishte një autogol i Jules Kounde që doli të jetë në fund goli i finales.
Për fitoren dhe për paraqitjen e mirë në fushë, Spanja mori notën e përgjithshme 6.76 nga Sofascore, ndërsa Franca mori notën 6.82.
Lojtari më i mirë i ndeshjes padyshim ishte Lamine Yamal i cili mori notën 7.6 për golin dhe driblimet e tij fantastike.
Përveç tij me paraqitje të mira tek Spanja u dalluan edhe Dani Olmo (7.5) dhe Marc Cucurella (7.0).
Tek Franca lojtari më i vlerësuar në këtë sfidë ishte Ousmane Dembele i cili mori notën 7.6 ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Randal Kolo Muani (7.2) dhe Kylian Mbappe (7.1).
Dështimi i ndeshjes doli të jetë portieri francez Mike Maignan i cili mori notën 6.1.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:
/Telegrafi/