Telegrafi

Notat e lojtarëve: Spal 2-1 Roma, zhgënjejnë Kluivert dhe El Shaarawy

Justin Kluivert në ndeshjen ndërmjet Spalit dhe Romës (Foto: Mario Carlini/Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Roma ka pësuar humbje befasuese si mysafir i Spalit në ndeshjen e javës së 28-të në kampionatin italian.

Duke qenë skuadra fituese, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë (6.85) në krahasim me atë të Giallorossëve (6.51).

Lexo po ashtu Roma pëson humbje nga Spali

Golashënuesi i parë, Mohamed Fares, ka marrë notën më të lartë në këtë sfidë (8.1), ndërsa për paraqitje të mirë është vlerësuar edhe Andrea Petagna (7.2).

Anësorët e Romës, Justin Kluivert (6.0) dhe Stephan El Shaarawy (6.1) janë futbollistët me vlerësimin më të ulët në këtë sfidë.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Spalit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/