Chelsea bëri një rikthim sensacional në ndeshjen kundër Southamptonit për të arkëtuar pikë të plota.
Dhe falë këtij rikthimi, paraqitja e Bluve është vlerësuar më shumë (7.10) se ajo e skuadrës nikoqire (6.63) për takimin e zhvilluar në St Mary’s Stadium.
Eden Hazard ka marrë notën më të lartë në ndeshje (8.9), por që njeriu që ndryshoi gjithçka ishte Olivier Giroud (8.5), i cili u inkuadrua nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola.
Nuk duhet harruar kontributi i Willian (8.0), i cili ishte i përfshirë në dy gola. Ndërkaq, Alvaro Morata (6.0) ka marrë notën më të ulët te mysafirët.
Portieri Alex McCarthy (6.0) dhe lojtarët e mbrojtjes së Southamptonit janë vlerësuar me nota të ulëta.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/