Chelsea e ka mposhtur Southamptonin në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier me rezultat 1-4.
Golat për The Blues i shënuan Tammy Abraham (17’), Mason Mount (24’), N‘Golo Kante (40’) dhe Michy Batshuayi (89’), gjersa për vendasit shënoi Danny Ings (30’).
Chelsea ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Southamptoni u vlerësua me 6.15.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Abraham, që mori notën 8.0, shkaku i golit të parë të shënuar.
Në anën tjetër, lojtari me paraqitjen me të dobët në këtë takim ishte portieri i vendasve, Angus Gunn, që mori vlerësimin 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/