Interi e ka kryer detyrën përballë Sheriff Tiraspol dhe tash është në situatë të mirë në kërkim të një vendi në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Paraqitja më e mirë e Nerazzurrëve ka bërë që edhe nota mesatare e tyre të jetë bindshëm me e lartë në krahasim me ekipin vendas.
Nota më e lartë në këtë sfidë i ka takuar mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic (8.9), i cili ishte edhe golashënues.
Derisa futbollisti ofensiv i skuadrës moldave, Dimitrios Kolovos (5.8), është vlerësuar me notën më të ulët.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Sheriff Tiraspol 1-3 Inter, sipas SofaScore. /Telegrafi/