Manchester City e ka mposhtur Shakhtar Donetskun në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me rezultat 0-3.
Golat për Citizens i realizuan, Ryiad Mahrez në minutën e 24-të, Ilkay Gudogan (38’) dhe Gabriel Jesus (76’).
Kampioni i Ligës Premier ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.27, ndërsa ajo ukrainase u vlerësua me 6.18.
Lojtari më i dalluar në këtë përballje ishte anësori i Cityt, Mahrez, që mori notën 8.6, shkaku i golit dhe asistimit të bërë.
Nga ana tjetër, lojtari që nuk arriti ta tregonte vetën ishte portieri i vendasve, Andriy Pyatov, që u vlerësua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/