Anglia ka fituar ndaj Serbisë me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin C në EURO 2024.
Golin e vetëm në këtë ndeshjes e shënoi Jude Bellingham në minutën e 13-të, pasi më të tjerë nuk kishte.
SofaScore ka vlerësuar skuadrat dhe lojtarët, ku nota e Anglisë në këtë përballje ishte 7.05, ndërsa ajo e Serbisë ishte 6.75.
Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Bellingham i vlerësuar me notën 7.8, pasi goli i tij ishte vendimtar.
Paraqitje pozitive kishin edhe John Stones (7.3), Kyle Walker (7.2) dhe Declan Rice (7.2).
Lojtari më i dobët në ndeshjes ishte Namanja Gudel me notën 6.5.
Anglia me fitore merr kryesimin e grupit me tri pikë, ndërsa Sllovenia dhe Danimarka kanë nga një pikë. Serbia është e fundit pa pikë.
Notat e lojtarëve të Serbisë dhe Anglisë
/Telegrafi/