Telegrafi

Notat e lojtarëve: Sassuolo 1-2 Milan, vlerësim i lartë për Berardin

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani nuk ka gabuar edhe në sfidën e radhës në Serie A duke fituar në udhëtim te Sassuolo.

Paraqitja e mysafirëve ishte më e mirë, ashtu që edhe notën mesatare e kanë më të lartë (6.82), në krahasim me vendasit (6.45).

Dy golashënuesit, Rafael Leao (7.7) dhe Alexis Saelemaekers (7.7), por edhe asistuesi Hakan Calhanoglu (7.7) kanë marrë vlerësimin më të lartë për Rossonerët.

Lexo po ashtu Milani vazhdon me fitore, triumfon ndaj Sassuolos

Domenico Berardi (7.8) e ka notën më të lartë në takim, kurse notat më të ulëta kanë shkuar për dy mbrojtësit e krahut të Sassuolos, Jeremy Toljan (5.7) dhe Rogerio (5.8).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Sassuolos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/