Interi e ka mposhtur Sampdorian në kuadër të javës së gjashtë në Serie A me rezultat 1-2, për të vazhduar kështu me fitore.
Golat në këtë takim për Nerazzurët i shënuan Stefano Sensi në minutën e 20-të, Alexis Sanchez (22’) dhe Roberto Gagliardini (61’), derisa më vendasit golin e vetëm e realizoi Jakub Jankto (55’)
Interi ishte skuadër për një nuancë më e mirë, gjersa mori notën e përgjithshme 6.88, ndërsa Sampdoria u vlerësua me 6.82, diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.
Lojtari më i dalluar në këtë takim ishte mesfushori Stefano Sensi, që mori notën 8.3 shkaku i golit të shënuar dhe asistimit të bërë.
Në anën tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i Sampdorias, Julian Chabot, me vlerësimin 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/