Telegrafi

Notat e lojtarëve: Sampdoria 0-0 Inter, portieri Audero i pakalueshëm

(Foto: Getty Images)

Është mbyllur pa gola ndeshja e javës së 22-të në Serie A ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Stadio Luigi Ferraris.

Megjithëse rezultati ishte i barabartë, Nerazzurrët kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë, meqenëse e kërkuan më shumë fitoren gjatë gjithë kohës.

Vlerësimi më i lartë ka shkuar për portierin vendas, Emil Audero, i cili bëri disa intervenime për ta mbajtur portën të paprekur.

Lexo po ashtu Interi nuk fiton në udhëtim te Sampdoria

Të gjithë lojtarët zikaltër kanë marrë nota solide, ndërsa notë lehtësisht më të ulët ka marrë Lautaro Martinez.

Në vijim, SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Sampdoria 0-0 Inter. /Telegrafi/