Telegrafi

Notat e lojtarëve: Roma 3-2 Genoa, vlerësohen Fazio dhe Cristante

Roma, Geona (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Genoas para ndeshjes derbi të fundjavës së ardhshme që e zhvillon kundër Juventusit.

Paraqitja mesatare e Giallorossëve ishte më e mirë (7.05) se ajo e skuadrës kundërshtare (6.59).

Lexo po ashtu Roma rikthehet dy herë nga disavantazhi për ta mposhtur Genoan

Federico Fazio e ka marrë notën më të lartë te vendasit (8.4) dhe në përgjithësi në ndeshje, i ndjekur nga Bryan Cristante (8.2) dhe Justin Kluivert (7.8).

Notën më të ulët te nikoqirët e ka Nicolo Zaniolo (6.3), por më mirë nuk ka kaluar as portieri Robin Olsen (6.5).

Krzysztof Piatek që e shënoi golin e parë në ndeshje, ka marrë notën më të lartë te Genoa (7.9).

Mbrojtësi Davide Biraschi (5.8) dhe portieri Andrei Radu (5.9) kanë marrë notat më të ulëta në ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Genoas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/