Telegrafi

Notat e lojtarëve, Roma 3-1 Lecce: Kumbulla më i miri, Dermaku solid

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Italisë.

Ishte Arturo Calabresi që shënoi për Leccen, ndërsa Marash Kumbulla, Tammy Abraham dhe Eldor Shomurodov shënuan për Romën.

Nga lojtarët që startuan në ndeshje më i miri në fushë ishte Kumbulla me notën 7.8.

Te Lecce luajti Kastriot Dermaku që u notua me 6.5.

Roma me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Interin.

Notat e lojtarëve të Romës dhe Lecces

/Telegrafi/