Roma e ka fituar ndeshjen e fundit në Serie A për sezonin 2018/19, por në edicionin e ri do të luajë në Ligën e Evropës.
Romakët e mposhtën Parmën (2-1) me golat e Lorenzo Pellegrinit dhe Diego Perottit, mirëpo nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, pasi Atalanta dhe Interi nuk lëshuan pikë.
Roma ishte skuadër më e mirë, duke marrë vlerësimin e përgjithshëm 7.11, ndërsa Parma mori notën 6.67 për paraqitjen solide.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas WhoScored ishte Lorenzo Pellegrini, pasi që mori notën 8.4, ndërsa dështimi i ndeshjes ishte Massimo Gobbi i Parmës (5.8).
Vlerësimi i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/