Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Roma 2-1 Milan: Mancini më i miri, Maignan dështim

Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Milanit, kësaj radhe 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Gianluca Mancini dhe Paulo Dybala shënuan golat në këtë ndeshje për Romën, ndërsa Matteo Gabbia ishte ai që gjeti rrjetën për Milanin.

Lojtar më i mirë në ndeshje ishte Mancini i cili u vlerësua me notën 7.9.

Pas tij paraqitje të mirë kishin edhe Stephan El Shaaraëy (7.4) dhe Paulo Dybala (7.1).

Më i dobëti në fushë ishte Mike Maignan me notën 6.4.

Notat e lojtarëve të Romës dhe Milanit

/Telegrafi/

Exit mobile version