Telegrafi

Notat e lojtarëve: Roma 1-0 Shakhtar Donetsk, Dzeko vendimtar

(Foto: Getty Images)

Roma e ka eliminuar Shakhtar Donetskun nga Liga e Kampionëve pas fitores në Stadio Olimpico.

Skuadra nikoqire luajti më mirë në këtë takim dhe është vlerësuar me notë mesatare prej 6.95, derisa mysafirët kanë marrë notën mesatare prej 6.39.

Golashënuesi i vetëm Edin Dzeko (7.7) dhe Daniele De Rossi (7.7) kanë marrë notat më të larta te Giallorossët.

Ndërkaq, portieri Alisson (6.4) që nuk pati shumë punë dhe sulmuesi Cengiz Under (6.4) kanë marrë vlerësimet më të ulëta.

Lexo po ashtu Roma në çerekfinale, eliminon Shakhtarin

Notat e lojtarëve mysafirë ishin në përgjithësi të ulëta, ndërkohë që mbrojtësi i krahut, Ismaily (7.7), ishte më i miri te Shakhtari (7.7).

Futbollisti që u përjashtua me karton të kuq, Ivan Ordets (5.7), ka marrë notën më të ulët në ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Shakhtar Donetskut (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/