Real Madridi regjistroi fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Romës për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm.
Skuadra mysafire bëri paraqitje më të mirë, ashtu që nota mesatare e Los Blancos (7.20) është më e lartë se ajo e Giallorossëve (6.33 ).
Karim Benzema, i cili dhuroi një asistim, është vlerësuar si lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim (8.2).
Pas tij renditet golashënuesi Gareth Bale (7.9), ndërsa edhe kapiteni Sergio Ramos ka marrë notë të lartë (7.9).
Paraqitje më të mirë te Roma ka bërë portieri Robin Olsen (7.0), ndërsa Cengiz Under (5.9) është ndër lojtarët me nota më të ulëta.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/